Aktualitet

Telenovela Shullazi/ Shtyhet seanca në Gjykatën e re, grupi nuk gjen rehat, sërish probleme me gjyqtarët e çështjes

6 Janar 2020, 11:50 Nga DOSJA
Telenovela Shullazi/ Shtyhet seanca në Gjykatën e re, grupi nuk gjen

TIRANE– Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për herë të dytë, seancën gjyqësore për grupin “Shullazi”. Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e palës mbrojtëse të grupit, që i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku i kërkon të shprehet për dy gjyqtarët, Artur Kalaja dhe Etleva Temo. Sipas të pandehurve, dy gjyqtarët nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, që u formua në muajin dhjetor. Pavarësisht se shkresa ka shkuar në KLGJ që më 23 dhjetor, ende nuk ka një përgjigje, duke bërë që gjyqi i Shullazit të shtyhet sërisht. Edhe në gjykatën e mëparshme, grupi Shullazi ia doli të mos marrë dënimin me anë të shtyrjes si një telenovelë të seancave për shkak të mos-pranimit të gjyqtarëve.

Të pandehurit me radhë kanë kundërshtuar gjyqtarët.  Qysh në nisje të procesit, avokati i Zelës, Bledar Shanja kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se avokati është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi. Ndërsa Avokati i Endrit Zeles kërkonte përjashtimin nga trupa të gjyqtares Albana Boksi, pasi aktualisht ai është avokat edhe në një proces tjetër gjyqësor në Shkodër ku po mbron një palë të paditur nga të afërm të gjyqtares, xhaxhai dhe babai i saj.  Pretendime për trupën gjykuese në këtë gjyq, ka edhe nga i pandehuri Gilmando Dani  i cili kërkon përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se vëllai i gjyqtarit e ka kallëzuar penalisht Gilmando Danin e të vëllain e tij, lidhur me një aksident të ndodhur më parë.

GRUPI SHULLAZI

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve  Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë. Seanca e radhës u caktua më 23 shtator në 11:00.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur kalaja emiljano shullazi etleva demo gjyqi shullazi artur kalaja emiljano shullazi etleva demo gjyqi shullazi

Sondazh

Poll