Aktualitet

DOSJA-TROPOJA/ Dje i vránë djalin e tezes, kush është Fatmir Haklaj, komisari që u bë kríminel pasi i vránë të vëllan

6 Janar 2020, 11:24 Nga DOSJA
DOSJA-TROPOJA/ Dje i vránë djalin e tezes, kush është

TROPOJËVrásja e Guxim Gjyriqit, risjell kalvarin e vrásjeve në Tropojë. Gjyriqi është djali i tezes i fámozit Fatmir Haklaj, familja e të cilit është ákuzuar si një nga përgjegjëset për ngjarjet e ’97-ës në Tropojë. Haklaj, një farmacist në profesion, ka qenë shefi i komisáriatit të policisë së Tropojës gjatë periudhës së trázirave të vitit 1997, por dha dorëheqjen nga ky post menjëherë pasi iu vrá i vëllai Shkëlqim Haklaj, ndihmësgjyqtár në rrethin e Skraparit.

Do vrás 50 persona për të marrë hákun e tim vëllai,”- deklaronte në atë kohë Fatmir Haklaj, por duket se ky numër ishte pak për të… Anëtarët e familjes Haklaj u shuán njëri pas tjetrit, teksa burrat e familjes vdiqën duke kërkuar drejtësi.

Më 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një átentat me ármë zjarri áutomatik Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i kësaj familjeje.  Në 4 gusht 1999, vriten në áatentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me miná të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plágoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrárë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij, Jaho Salihi. E sakaq, më 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrásja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” u realizua më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrárë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë nga “kulla” e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali i madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë pasi u arratisën jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që lanë pas kullën dhe várret e shkátërruar të djemve. Ndërkohë që ka mbetur gjallë dhe një nip i Haklajve, Sokol Haklaj, një ish komando shqiptar që jeton në Gjermani.

Ndërsa e vetmja grua që ngriti ármën nga ky fis është Zylfije Haklaj, e cila vráu dy persona për të marrë hákun e vëllezërve të saj. Ajo ekzekutoi në mes të Tropojës Rasim Lumneshin e Ilir Gosturanin, ndërsa sot ndodhet në azil në Suedi. Armiq të sistemit të drejtuar nga Berisha, Haklajt, ákuzohen prej ish-kryeministrit si rebelët që sollën trazirat në Tropojë. Ndërkohë që Zylfije Haklaj ka një tjetër version për ngjarjet e asaj kohe dhe ka kërkuar madje edhe një ballafaqim televiziv me Sali Berishën. “Kalendari” i vrasjeve në Tropojë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj tropoje ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj tropoje

Sondazh

Poll