Aktualitet

Emigrantët shqiptarë në Itali solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, dhurojnë ndihma për banorët në Krujë (VD)

6 Janar 2020, 12:03 Nga DOSJA
Emigrantët shqiptarë në Itali solidarizohen me të prekurit

KRUJË– Ndihma nga shoqata “Nënë Tereza” për familjet e prekura nga tërmeti. Prej disa ditësh një grup vullnetarësh nga shoqata” Nënë Tereza”  e cila vepron në fqinjët tanë Iltali, ka mundësuar grumbullimin e sendeve ushqimore dhe veshmbathje.  Gentjan Shero, kreu i kësaj shoqate ka thënë: Menjëherë pas tragjedisë së tërmetit, emigrantët shqiptarë, janë solidarizuar për të kontribuuar në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, madje dhe shtetas italianë kanë mbështetur apelin e vullnetarëve të kësaj shoqate për të grumbulluar ndihma të konsiderueshme për të prekurit.

Sipas Sheros ata po konsistojnë dhe në mbledhjen e ndihmave në vlera monetare në ndërtimin e banesave, deri më tani vlera është e kënaqshme.

Ndihmat janë shpërndarë në ato familje që janë më problematike, sipas vlerësimeve dhe konstatimeve, nga komisioni i Bashkisë së Krujës. Transporti i ndihmave është realizuar falas nga Eduart Kuka, me mjetet që ai disponon, sakaq pritet një tjetër kontigjent ndihmash për zonën e Bubqit si më e prekura nga tërmeti 26 nëntorit. Familjet që kanë pritur ndihmat nga shoqata “Nënë Tereza” kanë shprehur falenderime, ndaj vullnetarëve të cilët kanë sjellë sadopak zbutjen e problemeve të familjeve që jetojnë ne çadra pas dëmtimeve të banesave.

( F.M: E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e prekur nga tërmeti emigrantet shqiptare ne itali itali tragjedia e 26 nentorit 2019 banorët e prekur nga tërmeti emigrantet shqiptare ne itali itali tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll