Bota

Shkon në 24 numri i víktimave në Australi, 100 mijë të tjerë evakuohen, kryeministri Marrison: Zjarret shkátërruese mund

6 Janar 2020, 09:08 Nga DOSJA
Shkon në 24 numri i víktimave në Australi, 100 mijë

AUSTRALI- Këto muaj australianët janë tmerrur me zjarret dhe katastrofën natyrore që ka përfshirë  vendin.

Sipas mediave të huaja, deri më tani kanë humbur jetën  të paktën 24 persona, dhjetëra të tjerë janë zhdukur, ndërsa rreth 100 mijë qytetarë janë evakuar nga ky vend.

Zjarret nuk kanë të ndalur që në shtator, por vatrat e zjarrit janë të shumta sa është e pamundur shuarja e flakëve.

Ndërkohë mes gjithë këtij kaósi, kryeministri australian Z. Morrison ka deklaruar se do të krijohet një agjensi shërbimi për të ndihmuar ata që kanë humbur shtëpitë dhe bizneset si shkak i zjarreve.

Ai është përballur me krítika të áshpra për shpejtësinë e reagimit të tij ndaj kësaj kríze në vend.

Por në vendet si Victoria dhe Uellsi i Ri Jugor deri ditën e djeshme temperaturat arritën kulmin, por për fatin e mirë temperaturat ranë për shkak të reshjeve të shiut për disa orë.

Në fjalën e tij kryeministri australian  ka thënë se zjarret shkatërruese në vend mund të vijojnë, dhe sipas tij mund të vazhdojnë për muaj me rradhë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 24 njerez humbin jeten evakuohen 100 mije banore z. morrison zjarret ne australi 24 njerez humbin jeten evakuohen 100 mije banore z. morrison zjarret ne australi

Sondazh

Poll