Politike

I akuzuar për "shpërdorim detyre", SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Më 14 tetor 2024 Kapri u mor si pandehur nga SPAK, duke ngritur ndaj tij akuzën për "shpërdorim detyre".

21 Janar 2025, 13:29 Nga M.B
I akuzuar për "shpërdorim detyre", SPAK kërkon
Eduart Kapri

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri teksa për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbritet në 1 vit. Më 14 tetor 2024 Kapri u mor si pandehur nga SPAK, duke ngritur ndaj tij akuzën për "shpërdorim detyre".

Sipas SPAK rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit.

Gjithashtu kanë përfunduar hetimet edhe për Besjan Meçon, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec dhe Besmira Nikos, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec, për të njëjtën akuzë.

eduart kapri

Sondazh

Poll