21 Janar 2025, 13:17
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat u pyet nga gazetarët në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, mbetën të vrarë katër qytetarë civilë. Lidhur me ngjarjen Berisha, i cili asokohe ka qenë kryeministër, u shpreh se që natën e protestës, ka kërkuar hetim ndërkombëtar. Sipas Berishës ngjarja po përdoret për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët e saj, që sipas tij, sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite.
Pjesë nga fjala e Berishës
Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat jo pas 14 viteve, siç pretendoni ju, apo ata që mendojnë si ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate.
Pra me datën 21 janar të vitit 2011 dhe në mënyrë të përsëritur.
Së dyti, po atë natë dhe të nesërmen, të pasnesërmen, kam kërkuar një hetim ndërkombëtar.
Kam kërkuar jo hetim, por hetim ndërkombëtar të çështjes.
Institucionet më serioze ndërkombëtare janë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte axhendë politike.
Së treti, edhe njëherë ka një deklaratë të qeverisë së SHBA, në të cilën kërkohet hetimi që nga polici tek organizatori që publikisht dhe botërisht është Edi Rama.
Së katërti, ata që nuk duan të mashtrojnë veten dhe nuk duhet t’i përdorin fatkeqësitë e të tjerëve për ushqim politik, duhet ta dinë se në këto 14 vite, prokuroria ka qenë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës. Ishte Ina Rama prokurore, që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorin ndërkombëtar.
Dhe pas vitit 2013, njëri pas tjetrit prokurorë nga Arta Marku, Olsi Çela etj, njeri tjetër përveç Edi Ramës nuk i ka penguar ata të hetojnë në çdo aspekt.
Por përdorimi politik i kësaj ngjarje tragjike, ku u sollën për qëllime të mirëfillta politike, për të pushtuar kryeministrinë Edi Rama, se donte sipas shumë gjasave të mbante edhe një fjalim, është totalisht dëshmi e keqpërdorimit total të kësaj ngjarje kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e organizatorëve që sollën njerëz në një protestë, më të dhunshmen që ka pasur Shqipëria në 32 vite.
sali berisha donald trump
Politike
21 Janar 2025, 13:06
M.B
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 30 janar seancën gjyqësore pë...
Politike
21 Janar 2025, 12:54
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, tha se 21 Janari për Edi Ramen është dit&eu...
Politike
21 Janar 2025, 12:56
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të...
Politike
21 Janar 2025, 12:46
M.B
Edi Rama
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentet lidhur me "21 janarin". Rama shpreht se ka shumë ...
Politike
21 Janar 2025, 11:38
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka thirrur sot në seancë dëgjimore Autoritetin e Mbikëqyrjes F...
Politike
21 Janar 2025, 11:35
I.A
Takimi
ITALI- Ditën e dielë, datë 19 janar Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi bashkë me deputetet e PDIU-së Mesila Doda d...
Politike
21 Janar 2025, 10:49
I.A
Mustafa Nano
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër Must...
Politike
21 Janar 2025, 10:20
M.B
Ibrahim Rugova
KOSOVA- Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, presidentja aktuale,...
Politike
21 Janar 2025, 10:09
M.B
Elisa Spiropali dhe familjarët e viktimave
TIRANA- Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve në protestën e ...
Politike
21 Janar 2025, 08:22
M.B
21 janari
TIRANA- Ditën e sotme shënohen 14 vite nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” n&eu...