21 Janar 2025, 13:24
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat të dhënë mesditën e sotme u pyet edhe për ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues. I pyetur nëse do të paraqitej në SPAK në merrte një fletëthirrje për tu pyetur në lidhje me 21 janarin, Berisha u shpreh se mbështet çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje.
Pyetje: Sot shënon data 21 janar, dhe 14 vite më parë ju shikuat nga dritarja e kryeministrisë të vriten 4 protestues. Sot pas 14 vitesh, për ju personalisht a ka një moment pendese, apo reflektimi dhe nëse do të ktheheshit pas në kohë, a do të vepronit ndryshe. Hetimet e SPAK për këtë çështje kanë hyrë në faza intensive, në rast se merrni një fletë thirrje nga SPAK, a do të paraqiteshit dhe pyeteshit për 21 janarin.
Berisha: Jam shprehur, shprehem dhe do të shprehem, mbështes çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje, por gjithashtu deklaroj se nuk ka asgjë tjetër, vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës.
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.
sali berisha 21 janari
Politike
21 Janar 2025, 13:17
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat u pyet nga gazetarët n&eum...
Politike
21 Janar 2025, 13:06
M.B
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 30 janar seancën gjyqësore pë...
Politike
21 Janar 2025, 12:54
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, tha se 21 Janari për Edi Ramen është dit&eu...
Politike
21 Janar 2025, 12:56
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të...
Politike
21 Janar 2025, 12:46
M.B
Edi Rama
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentet lidhur me "21 janarin". Rama shpreht se ka shumë ...
Politike
21 Janar 2025, 11:38
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka thirrur sot në seancë dëgjimore Autoritetin e Mbikëqyrjes F...
Politike
21 Janar 2025, 11:35
I.A
Takimi
ITALI- Ditën e dielë, datë 19 janar Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi bashkë me deputetet e PDIU-së Mesila Doda d...
Politike
21 Janar 2025, 10:49
I.A
Mustafa Nano
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër Must...
Politike
21 Janar 2025, 10:20
M.B
Ibrahim Rugova
KOSOVA- Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, presidentja aktuale,...
Politike
21 Janar 2025, 10:09
M.B
Elisa Spiropali dhe familjarët e viktimave
TIRANA- Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve në protestën e ...