Politike

Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador i Zvicrës

Nano u emërua në këtë post në korrik të vitit të kaluar, ku asokohe zëvëndësoi Ilir Gjonin, i cili ishte emëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023.

21 Janar 2025, 10:49 Nga I.A
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador i
Mustafa Nano

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër Mustafa Nano. Ky vendim pason dorëheqjen e Mustafa Nanos nga posti i ambasadorit në Zvicër, e cila u konfirmua nga vetë ai për mediat zvicerane. Nano u emërua në këtë post në korrik të vitit të kaluar, ku asokohe zëvëndësoi Ilir Gjonin, i cili ishte emëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023.

Njoftimi:

Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador i
Dekreti

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i diplomatit dhjetorin që lamë pas. Në reagimin e tij, ai ka falenderuar komunitetin shqiptar në Zvicër ndërsa është shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale. 

mustafa nano bajram begaj

Sondazh

Poll