Politike

14 vite nga 21 janari 2011/ Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve, homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit.

21 Janar 2025, 10:09 Nga M.B
14 vite nga 21 janari 2011/ Familjarë dhe të afërm të 4
Elisa Spiropali dhe familjarët e viktimave

TIRANA- Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve në protestën e 21 janarit 2011 kanë zhvilluar homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" duke vendosur karafila të kuq në vendet ku ranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Ata janë shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe zv. kryeministrja njëherësh Ministërja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

21 janari

Sondazh

Poll