Aktualitet

Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, si u vrá djali i tezes së Fatmir Haklajt me bréshëri plúmbash, áutorët qéllúan n

6 Janar 2020, 10:29 Nga DOSJA
Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, si u vrá djali i tezes

TROPOJË– Dosja.al ka zbardhur hap pas hapi kronologjinë e ékzékutimit të biznésmenit Guxim Gjyriqi në Tropojë, i cili u vra një naté më parë sapo doli nga restoranti i tij. Mësohet se autorét, ende të paidentifikuar kanë pritur jashtë restorantit dhe e kanë ruajtur 47-vjeçarin deri në momentin që ka dalë nga restoranti. Më pas, sapo e kanë parë të kalojë derën e biznesit të tij, atentatorét kanë qélluar në ecje nga automjeti i llojit “Ford Fiesta”, makinë e cila vetëm para pak orësh u gjet e djégur në fshatin Golaj të Hasit, duke e lënë të vdekur Gjyriqin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Por, kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe pamjet janë sekuestruar nga grupi i hetuesve. Filmimet u janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor në mënyrë që të zbardhen detaje në lidhje me autorét. Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i qetë dhe pa probléme. Ai nuk rezulton të ketë pasur précédentë pénalë, kështu që pistat ku po hetohet janë dy: konflikte të kohëve të fundit dhe konkurenca për shkak të bizneseve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë rreth orës 23:32. Viktima ishte djali i tezes së Fatmir Haklajt. Për krimin në fjalë janë shoqëruar dhjetëra persona në komisariat në mënyrë që të zbardhen detaje që mund të zbulojnë autorët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj tropoje ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj tropoje

Sondazh

Poll