Aktualitet

‘Temperaturat do të shkojnë në minus 12 gradë C’, flet meteorologia, Bani: Ja dita më e ftohtë e javës

6 Janar 2020, 10:35 Nga DOSJA
‘Temperaturat do të shkojnë në minus 12 gradë

TIRANE- Meteorologia Adiola Bani raportoi sot se temperaturat do të vijojnë të ulen. Në një lidhje direkte në Report Tv, Bani tha se dita më e ftohtë e javës do të jetë e marta, kur edhe temperaturat do të shënojnë minus 12 gradë C. Situata do të nisë stabilizimin ditën e mërkurë, me një rritje graduale të temperaturave, në normalitetin e stinës së dimrit.

“Do të kemi erëra. Dita më e ftohtë e javës, e marta, ku termometri do të shënojë minus 12 gradë C. Sot, era nuk do të jetë aq e fortë sa dje. Do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Nga dita e mërkurë do të ketë rritje graduale të temperaturave. Ndërkohë që do të kemi edhe reshje dëbore në disa qytete, kryesisht në zonat malore.”- u shpreh Bani. 

 

Që prej pasdites së djeshme, e gjithë Shqipëria është pérfshirë nga një erë e fúrishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës. Ndërkohë është raportuar edhe për tre aksidente masive.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adiola bani ere e forte ne shqiperi adiola bani ere e forte ne shqiperi

Sondazh

Poll