Politike

"Qeveria është e kapur", Qori për hedhjen e policit: Omerta mafioze, viktima shfajëson agresorin! Na duhet transparencë më të gjithë kushtet

Ai më tej e quajti situatën të rëndë dhe e krahasoi me një "omerta mafioze" ku askush nuk flet, ndërkohë viktima detyrohet të shfajësojë agresorin. 

20 Janar 2025, 22:17 Nga N.F
"Qeveria është e kapur", Qori për hedhjen e
Qori

TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur për ngjarjen e rëndë ku polici Azbi Spahiu u hodh nga lartësia, ndërkohë që ngjarja u tentua të fshihet. Qori i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV tha se qeveria dhe opozita janë të kapura nga oligarkia. Ai më tej e quajti situatën të rëndë dhe e krahasoi me një "omerta mafioze" ku askush nuk flet, ndërkohë viktima detyrohet të shfajësojë agresorin. 

Qori tha se ky wshtë rast i kapjes së shtetit, shantazhit dhe terrori. Sipas tij nëse nuk gjejmë transparencë, nesër nga ballkoni do të bjerë dikush tjetër. Ai shtoi se duhet transparencë më të gjithë kushtet. 

"Kjo që po ndodh këto ditë është më e rëndë se ngjarja, është ajo që bëjnë organizatat mafioze. Viktima po foli, shfajëson agresorin. Viktima thotë fajtori jam vetë. Prisni komunikatën e rradhës nga Fuga. Kjo që po ndodh këto ditë është shumë e rëndë, omerta mafioze. Ministri i Brendshëm, shumica nuk e dinë se kush është. Ministri i Brendshëm, pasi shau dhe gënjeu, tha për rastin që është i qartë dhe i dokumetuar. Keni parë ndonjë dokument ju të shtetit shqitpar?

Të na thonë shumë thjeshtë, polici ka qenë pjesë e grupit që arrestoi të birin e Samir Manes? Polici a është thirrur nga AMP për t'i kërkuar llogari pse dhe si e arrestove djalin e Samir Manes? Në telefonin e policit dhe të shefave të tij, a ka mesazhe komunikimesh, po apo jo? Kamerat në komisariat, a kanë regjistruar dhe çfarë kanë regjistruar? Këtë duhet të bëjë ministri. Duke mos dhënë dot provat, sepse i fundosin, duan të sajojnë dëshmi. Dëshmitari në sistem totalitar është i shantazhueshëm. Ministri dhe Edi Rama duhet të na thonë të vërtetë. A ka qenë polici pjesë e grupit që arrestoi të birin e Samir Manes? Cfarë ka në telefonin e tij dhe të eprorëve?

Këto përgjigje të japë Ministri i Brendshme ose SPAK. Është rast i kapjes së shtetit, shantazhi, terrori. Nëse nuk gjejmë transparencë, nesër nga ballkoni do të bjerë dikush tjetër. Na duhet transparencë më të gjithë kushet. 

Qeveria është e kapur, Rama është i kapur nga oligakrët, i pari Samir Mane. Është shtet i tërë në dispozicion për të fshehur këtë rast. Rama kishte mundësi të fitonte zgjedhjet, duke dalë duke thënë do të bëj hetim këtu. Rama mund të tregonte pavarësinë e tij, të thoshte do bëjmë drejtësi dhe transparencë. Nëse dikush ka bërë presion mbi policin, do të shkojë në burg, por ai ështs lolo i oligarkëve. 

Kur vjen puna te Berisha, është tragjike dhe komike. Nuk ka folur për ditë të tëra. Sali Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë. Mbrëmë ka postuar në faqen e vetë thirrjen për protestë të Lëvizja Bashkë. Doli sot dhe tha është keqkuptim. Sot tha unë e kisha protestën për Egli Progën e Pogradecit", deklaroi Qori. 

qori

Sondazh

Poll