Politike

Qori përplaset ashpër me Sokon për incidentin te protesta: Pafytyrësinë dhe hipokrizinë e keni ju që në protestën që e ka thirrur dikush tjetër kërkoni të merrni mikrofonin!

Qori theksoi se pafytyrësinë dhe hipokrizinë e kanë ata që shkojnë në protestë e organizuar nga të tjerët dhe me arrogancën më të madhe kërkojnë të marrin mikrofonin.

20 Janar 2025, 22:04 Nga N.F

Qori përplaset ashpër me Sokon për incidentin te protesta:

Qori dhe Soko

TIRANË- Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori dhe bashkëdrejtuesi i “Nisma Thurje”, Pano Soko, u përplasën ashpër për incidentin që ndodhi në protestën e thirrur nga lëvizja e drejtuar nga Qori, për hedhjen e policit Azbi Spahiu pas ndalimit të djalit të Samir Manes. Soko në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV dënoi sjelljen e Qorit që i kërkoi policisë të largonin një protestues që shante, duke e quajtur protagonizëm dhe hipokrizi, ndërsa Qori tha se erdhën për të prishur protestën e “Lëvizja Bashkë”.

Qori theksoi se pafytyrësinë dhe hipokrizinë e kanë ata që shkojnë në protestë e organizuar nga të tjerët dhe me arrogancën më të madhe kërkojnë të marrin mikrofonin. Sipas tij ai ka ikur në protestat që ka organizuar Lapaj dhe ka pritur në rradhë.

Pjesë nga debati   

Pano Soko: Arlindi thotë se ka marrë leje. Arlindi ka marrë leje për protestën e vet. Unë isha te marshimi i ftuar nga “Shqipëria Bëhet”, e cila konvergonte në një pozicion që ishte Ministria e Brendshme me leje nga policia, se pa leje nuk lëviz dot.

Dhe e pashë si mundësi të mirë që ne përballë kësaj të paktën, që ështyë një rast flagrant, ku po na shtypin me këmbë dhe spo na thonë më fal dhe po na thonë qepeni gojën, të ishim bashkë. Ajo që treguam ishte papjekuri dhe të flasim elefanti në dhomë, mos ta fshehim, ishte ego e pastër Arlind.

Arlind Qori: Si ego?

Pano Soko: Kërkesë për protagonizëm. Ti thuash policisë merreni këtë se do të fliste.

Arlind Qori: E ke thirrur dy orë pas nesh dhe ke ardhur për ta prishur.

Pano Soko: Ishte papjekuri.

Arlind Qori: Ore pse nuk pret radhën? Pse do ta marrësh mikrofonin me dhunë?

Pano Soko: Do të flasin të gjitha ata që duan të flasin.

Arlind Qori: Do të flasin të gjithë me radhë.

Pano Soko: Ne po e fshehim të vërtetën. Është hiprokizi. E vërteta është që këtu ka ego. Këtu egot u përplasën dhe mbaroi muhabeti dhe këtu halli është më i vogël se egot. Kjo është e vërteta.

Arlind Qori: Është mikrofoni që iu mor minatorit. Kush je ti që t’ia marrësh mikrofonin më dhunë minatorit? Bëj si gjithë të tjerët, mbaj radhën.

Pano Soko: Nuk ka pronar protestash.

Arlind Qori: Të vish në protestën që e ka thirrur dikush tjetër. Pafytyrësinë dhe hipokrizinë e keni ju që vini aty dhe me arrogancën më të madhe kërkoni të merrni mikrofonin. Po pse nuk prisni radhën dhe të thoni dua të flas?

Pano Soko: O Arlind se kemi organizuar 2500 protesta.

Arlind Qori: Unë kam ardhur në protestat e organizuara nga Adriatik Lapaj dhe kam opritur në radhë.

Pano Soko: Absolutisht asnjëherë. Ka folur Altin Goxhaj, ai që na shan ne nga mëngjesi në darkë.

qori pano soko

Sondazh

Poll