Politike

"Partitë e reja opozitare më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës," Gresa Hasa: E pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore

Hasa në reagimin e saj shkuan se kryeministri nuk ka pse të shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës.

20 Janar 2025, 20:07 Nga N.F
"Partitë e reja opozitare më të vendosura të
Protesa dhe Hasa

TIRANË- Aktivistja Gresa Hasa ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" në lidhje me incidentin e regjistruar ditën e sotme mes përfaqësuesve të "Lëvizjes Bashkë" dhe "Shqipëria Bëhet" në protestën e organizuar para ministrisë së Brendshme. Hasa në reagimin e saj shkuan se kryeministri nuk ka pse të shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës.

Ajo shton se protestën e sotme e quan një dështim dhe se përfaqësuesit e partive në  vend që t’i bashkonin qytetarët rreth kauzës për të cilën ishin mbledhur, zgjodhën t’i hakërreheshin njëri-tjetrit. Sipas saj është e pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore çka ndër të tjera ka provuar dështimin e vazhdueshëm të mobilizimeve, që përndryshe mund të kishin qenë masive.

Aktivistja shton se është jo më pak shqetësuese dhe zhgënjyese sesi një parti si Lëvizja Bashkë, e cila deri dje ka mbajtur qëndrim kritik ndaj institucionit të policisë së shtetit, sot thërret policinë e shtetit që t’i vijë në ndihmë për të disiplinuar përfaqësuesit e partive rivale.

Postimi i plotë i Gresa Hasës:

Edi Rama s’ka pse shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Edi Ramës. Më vjen keq të konstatoj dështimin e protestës sot, ku përfaqësuesit e Lëvizjes Bashkë dhe Shqipëria Bëhet, në vend që t’i bashkonin qytetarët rreth kauzës për të cilën ishin mbledhur, zgjodhën t’i hakërreheshin njëri-tjetrit. Është e pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore çka ndër të tjera ka provuar dështimin e vazhdueshëm të mobilizimeve, që përndryshe mund të kishin qenë masive.


Është jo më pak shqetësuese dhe zhgënjyese sesi një parti si Lëvizja Bashkë, e cila deri dje ka mbajtur qëndrim kritik ndaj institucionit të policisë së shtetit, sot, thërret policinë e shtetit që t’i vijë në ndihmë për të disiplinuar përfaqësuesit e partive rivale dhe aktivistët, që nuk janë pjesë e grupimit të vet politik, vetëm e vetëm pse këta të fundit kërkojnë fjalën për t’u shprehur.


Kjo sjellje jo vetëm që s’përbën risi por zbeh ato pak shpresa që ekzistojnë mes votuesve për alternativa të reja dhe ndryshe nga klasa e vjetër politike. Jo vetëm kaq, por hasmëritë individuale mes eksponentëve të njërës apo tjetrës palë, nuk ua ka për borxh asnjë qytetar, veçanërisht, ata që sot kishin dalë të protestonin për sigurinë e jetës dhe jo të bëheshin dëshmitarë të një spektakli të radhës egosh të sëmura dhe mungese të thellë maturie politike.

"Partitë e reja opozitare më të vendosura të

gresa hasa rama shqiperia behet levizja bashke

Sondazh

Poll