21 Janar 2025, 08:04
Nga M.B
Viktimat
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku përkujton tragjedinë e protestës së 21 janarit 2011. Sot mbushen 14 vite nga ajo ngjarje tragjike në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku 4 protestues u vranë.
Rama shkruan në rrjetet sociale se drejtësia vonon por nuk harron. Ai shton se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.
“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…", shkruan Rama.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.
21 janari
Politike
20 Janar 2025, 22:17
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur për ngjarjen e rëndë ku polici Azbi Spahiu u hodh nga lartë...
Politike
20 Janar 2025, 22:04
N.F
Qori dhe Soko
TIRANË- Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori dhe bashkëdrejtuesi i “Nisma Thurje”, Pano So...
Politike
20 Janar 2025, 21:11
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ceremonia e rikthimit të Donald Trump në presidencën amerikane të hënën ndiqet me vëmendje të...
Politike
20 Janar 2025, 20:22
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon qëndrimin në burgun "313" në kryeqytet, pasi GJKKO...
Politike
20 Janar 2025, 20:07
N.F
Protesa dhe Hasa
TIRANË- Aktivistja Gresa Hasa ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ...
Politike
20 Janar 2025, 20:05
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas incidentit të regjistruar me drejtuesit e Lëvizjes Ba...
Politike
20 Janar 2025, 19:53
r.ll
arlind qori
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas incidentit të shënuar me kreun e Shqipëria Bëhet...
Politike
20 Janar 2025, 19:22
N.F
Osmani dhe Trump
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka nisur letër urimi presidentit Donald Trump, i cili sot mori detyrën s...
Politike
20 Janar 2025, 19:19
r.ll
endrit shabani
TIRANË- Kryetari i partisë "Nisma Thurje", Endrit Shabani ka reaguar pas përplasjes në protestën para Ministris&eum...
Politike
20 Janar 2025, 18:50
r.ll
protesta
TIRANË- Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak dit&eu...