Aktualitet

“Dolëm e rregulluam me gurë e beton”/ Banorët e Thumanës rrëfejnë orët e tmérrit në çadër pas erës së fúrishme

6 Janar 2020, 09:48 Nga DOSJA
“Dolëm e rregulluam me gurë e beton”/ Banorët e

THUMANË- Nëse në Tiranë dhe në qytete të tjera, era e mbrëmshme krijoi mjaft probleme dhe shqétësime tek qytetarët, për banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë, përshkrimi i situatës është tejet i véshtirë.

Nën çadër me dy fëmijë të mitur, Xhume Jangozi tregon se kushtet ku ata jetojnë janë mjaft të véshtira të ftohtët depërton brenda çadrave, ndërsa shton se ata presin më shumë nga shteti, që i ka harruar që prej 26 Nëntorit.

“Më kéq s’ka, ftohtë, kena mbërdhi, me kalamajtë, kam dy djem me nuse, dhe me fëmijë. Era e fúqishme sa më s’ka, dolëm e rregullum një çikë me gura dhe me beton. Kemi qenë në çadër që prej 27 Nëntorit, shpresa jonë e fundit është shteti, që të vërë dorën në zemër, shteti ishalla mendon dhe për na, se dhe na duhet të jetojmë”, shprehet Jangozi.

Pas tërmetit që góditi vendin në 26 nëntor, rreth 10 mijë qytetarë jetojnë ende në çadra, të cilat janë të papërshtatshme për të përballuar këto temperatura disa gradë nën zero, që po kalon vendi në dy ditët e fundit.

Ende nuk ka asnjë plan për nxjerrjen e tyre nga çadrat, ndërsa gjithë sa kërkojnë është një strehë e sigurtë dhe e ngrohtë, të cilën mos t’ua rrézikojnë më era dhe tërmetet.

Marrë nga Faxweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne cadra moti i keq ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 xhume jangozi banoret ne cadra moti i keq ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 xhume jangozi

Sondazh

Poll