20 Janar 2025, 17:17
Nga r.ll
Kasandra Cani dhe Esma Verlaku
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, konflikt i cili degradoi në plagosje me thikë. Kasandra Cani, 26 vjeç është arrestuar ditën e sotme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Esma dhe Xhemile Verlaku, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç janë paraqitur në ambientet e Komisariatit Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.
Motrat pas largimit nga komisariati kanë shkuar në banesë e 26-vjeçares dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës njërën nga motrat, konkretish Esma Verlaku, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas versionit të policisë në reagimin e mëposhtëm dy motrat janë larguar nga komisariati pa përfunduar procedurën e kallëzimit e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.
Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.
Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.
Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit.
kasandra cani esma verlaku policia e tiranes
Aktualitet
20 Janar 2025, 16:28
N.F
Shkozet
SHKOZET- Banoret e rrugës "Prishtina" në lagjen 14 në Shkozet kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë. Ata kan...
Aktualitet
20 Janar 2025, 16:23
I.A
Esma dhe Xhemile Verlaku
TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar n...
Aktualitet
20 Janar 2025, 16:01
N.F
Bulqizë
BULQIZË- Moti i keq i cili poshtoi vendin para disa ditësh nuk ka kaluar në disa zona të vendit. Mësohet se prej m&eu...
Aktualitet
20 Janar 2025, 15:45
I.A
Kasandra Cani dhe Esma Verlaku
TIRANË- Dosja.al, ka zbuluar protagonistet e sherrit ditën e djeshme në Tiranë. Burime pë...
Aktualitet
20 Janar 2025, 15:42
I.A
TIRANE- Një tjetër skandal përfshin Policinë e Shtetit. Një qytetare është paraqitur ditën e djeshme për të ...
Aktualitet
20 Janar 2025, 15:17
N.F
Foto ilustruese
PRIZREN- Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua rëndë më 31 dhjetor 2024 nga shpërthimi i fishekzjarrëve në ...
Aktualitet
20 Janar 2025, 15:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shifrat e një ecurie të mirë të turizmit në muajin nëntor, që janë konfirmuar paraprak...
Aktualitet
20 Janar 2025, 14:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi në vitin 2021, Gjykata e Rreth...
Aktualitet
20 Janar 2025, 14:32
B.Z
Martin Cani
TIRANË - Nëna e Luis Meçes, shoku i 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas konfliktit në shkollë...
Aktualitet
20 Janar 2025, 14:21
B.Z
Harta
TIRANË - Vdekjet nga ndotja e ajrit kanë rënë në Bashkimin Europian, por shkalla e vdekshmërisë ishte më e la...