Aktualitet

"Si në mesjetë e jo si banorë të Durrësit", qytetarë të lagjes 14 në Shkozet dalin në protestë: Paguajmë taksa dhe asnjë investim as në rrugë, pastrim apo ndriçim

Banorët ngritën edhe shqetësimin e kanalit që ndodhet pranë banesave të tyre ndërsa shprehen se edhe janë përmbytur më parë.

20 Janar 2025, 16:28 Nga N.F
"Si në mesjetë e jo si banorë të Durrësit",
Shkozet

SHKOZET- Banoret e rrugës "Prishtina" në lagjen 14 në Shkozet kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë. Ata kanë dalë në protestë në lidhje me rrugën e pashtruar të lagjes së tyrë. Gjatë fjalës së tyre banorët janë shprehur se ata po jetojnë si në mesjetë dhe jo si banorë të Durrësit. Më tej ata shprehen se paguajnë çdo taksë dhe se nga një pjesë e rrugës së asfaltuar te tjera i ndan vetëm rruga e lagjes së tyre.

Një banor tjetër u shpreh se janë ankuar edhe herë të tjera për mbetjet dhe se pas kërkesës së tyre është pastruar kanali por asnjë masë tjetër. Banorët ngritën edhe shqetësimin e kanalit që ndodhet pranë banesave të tyre ndërsa shprehen se edhe janë përmbytur më parë.

Banorët thonë se në 30 vitet e fundit vetëm banorët e lagjes kanë mirëmbajtur rrugën e cila bëhet e pakalueshme nga këmbësorët e automjetet sa herë bie shi. Ata apelojnë që Bashkia të ndërhyjë në këtë zonë të lënë në harresë.

 

banoret proteste ne shkozet per rrugen

Sondazh

Poll