Aktualitet

Moti i keq në Bulqizë/ Temperatuarat nën zero gradë celcius, akull e ngricë në Qafë Buall

Mësohet se prej më shumë se një jave zona e Bulqizës është pushtuar nga acari. Temperaturat janë të ulëta disa gradë nën zero.

20 Janar 2025, 16:01 Nga N.F
Moti i keq në Bulqizë/ Temperatuarat nën zero gradë celcius,
Bulqizë

BULQIZË- Moti i keq i cili poshtoi vendin para disa ditësh nuk ka kaluar në disa zona të vendit. Mësohet se prej më shumë se një jave zona e Bulqizës është pushtuar nga acari. Temperaturat janë të ulëta disa gradë nën zero.

Rrugët janë të kalueshme por gjatë natës ka prani të akullit për shkak se temperatura ka zbritur deri në minus 10 gradë Celsius. Edhe pse rruga është kriposur, ngrica është e pashmangshme si rezultat i fenomenit të krijimit të akullit si rezultat i fenomeneve atmosferike.

Në pamje të parë duket se ka pasur reshje dëbore, por ato janë ndërprerë që në fillim të javës së kaluar, e gjithë pamja krijohet si rezultat i pranisë së lagështirës dhe erës së ftohtë që fryn në këtë zonë.

bulqize temperatura te uleta

Sondazh

Poll