Aktualitet

Kishte shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni në vitin 2019, arrestohet në Francë 46-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

Bëhet me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni.

20 Janar 2025, 14:46 Nga M.B
Kishte shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni në vitin
Foto ilustruese

TIRANA- Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Bëhet me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni. Policia njofton se vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, në bashkëpunim me partnerët europianë, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Operacioni “Five”, në pranga në Francë, një i dënuar me 5 vjet burgim, për posedim të Heroinës dhe Metadonit.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tij, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, u organizua dhe u finalizua operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Five”. Gjatë këtij operacioni, policia franceze lokalizoi, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin E. B, 46 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas në vitin 2019 ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 46-vjeçarit, në Shqipëri.

franca

Sondazh

Poll