Aktualitet

EMRI/ U plagos në Prizren natën e Vitit të Ri nga fishekzjarret, humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Turqi, ishte dërguar prej dy javësh për trajtim të specializuar

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi lajmin duke thënë se viktima ka vdekur rreth orës 11:00 të ditës së sotme.

20 Janar 2025, 15:17 Nga N.F
EMRI/ U plagos në Prizren natën e Vitit të Ri nga fishekzjarret,
Foto ilustruese

PRIZREN- Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua rëndë më 31 dhjetor 2024 nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra. 25-vjeçari ishte transferuar për trajtim në Turqi pas incidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi lajmin duke thënë se viktima ka vdekur rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Ai më tej theksoi se lajmi është njoftuar nga një i afërm i viktimës.

“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi i fishekzjarrëve), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur”, ka thënë Bytyqi.

Ai gjithashtu shtoi se prokurori i shtetit është informuar për situatën. Viktima ishte dërguar dy javë më parë për trajtim mjekësor në Turqi, për shkak të djegieve të thella që kishte pësuar.

plagosje me fishekzjarre

Sondazh

Poll