Aktualitet

SKANDALI/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariatin 2, vajza masakron shoqen me thika në Tiranë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes. 

20 Janar 2025, 15:42 Nga I.A

SKANDALI/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariatin 2, vajza masakron

TIRANE- Një tjetër skandal përfshin Policinë e Shtetit. Një qytetare është paraqitur ditën e djeshme për të bërë një kallëzim për një konflikt që ka patur me shoqen e saj. Konflikti nuk është marrë parasysh nga efektivët e Komisariatit nr.2, të cilët nuk e kanë marrë përsipër kallëzimin e të resë.

Në këtë situatë, ajo ka zgjedhur të bëjë "vetëgjyqësi" dhe ka marrë një shoqen e saj dhe ka shkuar në banesën e vajzës me të cilin kishte konfliktin ku e ka plagosur me thikë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes. 

SKANDALI/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariatin 2, vajza masakron

Ky është një tjetër skandal që përfshin Policinë e Shtetit, pas hedhjes së Policit Azbi Spahiu nga lartësia pasi shoqëroi djalin e biznesmenit Samir Mane. Një tjetër konflikt paralelisht i lidhur me detyrën ka rezultuar në dhunimin e një efektivi të Shqiponjave. E.H., është dhunuar për shkak të detyrës pasi kishte ndaluar disa kohë më parë, djalin e Saimir Allushit, mik i Erion Veliajt. /Dosja.al

kasandra cani

Sondazh

Poll