Aktualitet

Deti i trázuar, anulohen udhëtimet nga Bari në Durrës, dy tragete ankorohen në brigjet italiane

6 Janar 2020, 09:16 Nga DOSJA
Deti i trázuar, anulohen udhëtimet nga Bari në Durrës, dy

DURRËS-Që prej ditës së djeshme vendi ynë është përfshirë nga një mot i kéq me erëra të fórta, e cila ka shkaktuar mjaft déme. Deti i trázuar dhe era e fórtë në brigjet e Italisë jugore kanë penguar natën e kaluar nisjen e dy trageteve të linjës Bari – Durrës.Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se dy tragete të tjerë, “Rigel III dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.

Dy tragetet e tjerë “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq me det të trazuar dhe erë të fortë.Kompanitë e lundrimit njoftojnë se kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.

Vendi prej disa ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë. Ditën e sotme do të vijojnë reshjet e dëborës në veri, veri-lindje, jug dhe jug-lindje të vendit. Sipas Instituti i të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme temperaturat minimale në zonat malore do të shkojnë deri në -6 gradë. Ndërkohë parashikohet se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë erëra të forta. Era do të vijojë të fryjë  me shpejtësi deri në 75 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ere e forte ne shqiperi mot i keq ne shqiperi ere e forte ne shqiperi mot i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll