Sport

Luis Enrique 'mbron' sulmuesin: “Barcola po kalon një sezon të jashtëzakonshëm”...

Sulmuesi i PSG-së nuk kishte shënuar për dy muaj e gjysmë në Ligue 1.

19 Janar 2025, 11:00 Nga DOSJA

Luis Enrique 'mbron' sulmuesin: “Barcola po kalon një sezon

FRANCE - Pas fitores në Lens (2-1), trajneri i PSG-së, Luis Enrique, si shpesh këtë sezon, vlerësoi Bradley Barcolan, golashënuesin dhe pasuesin vendimtar këtë të shtunë.

“Bradley Barcola po bën një sezon të jashtëzakonshëm, ai shënoi në Kupën e Francës (e mërkurë)  dhe dha një assist. Ai gjithashtu dha një asist dhe shënoi këtu në Ligue 1. Është një sezon i mrekullueshëm. Lojtarët nuk janë makina, nuk ka një buton për t'i ndezur.

Gjithmonë duhet të japësh maksimumin dhe kur u mungon largpamësia, gjithmonë u them të vijnë të ndihmojnë në mbrojtje dhe të marrin pjesë në aksion.

Të gjithë kemi besim tek ai, këto gola do t'i japin edhe pak më shumë besim dhe këtij besimi i përgjigjet me punë. Ky është sezoni më i mirë i karrierës së tij,”- tha trajneri spanjol i parizienëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll