Sport

Reagimi i Hansi Flick, pasi Barcelona bëri 'gabimin' e parë në vitin 2025

Barcelona barazoi në fushën e Getafes, 1-1, në javën e 20-të të La Ligës.

19 Janar 2025, 10:30 Nga DOSJA
Reagimi i Hansi Flick, pasi Barcelona bëri 'gabimin' e parë

SPANJE - Katalanasit hapën rezultatin në minutën e 9-të me Jules Kounde, por ata u barazuan në minutën e 34-të nga Mauro Arambarri dhe skuadra e Hansi Flick nuk kishte fuqi për të shënuar golin e fitores. 

Kështu, Barcelona bëri hapin e parë të gabuar në vitin 2025, pas katër sukseseve radhazi.  Në fund të ndeshjes, Hansi Flick ishte i pakënaqur me rezultatin përfundimtar, veçanërisht në kontekstin në të cilin ‘nxënësit’ e tij humbën shumë mundësi në portën e Sorias (katalanasit kishin pesë goditje në portë dhe shtatë jashtë portës). 

Nga ana tjetër, gjermani vlerësoi mikpritësit për mënyrën se si e trajtuan fazën e mbrojtjes dhe se si i rezistuan sulmeve të nisura nga katalanasit. 

“Ne donim të fitonim. Kemi pasur mundësi të mjaftueshme për ta bërë këtë dhe jemi të zhgënjyer. Ata u mbrojtën shumë mirë dhe ne krijuam raste, por nuk e goditëm objektivin. Nuk arritëm të shënonim, sidomos në pjesën e parë. Pas kësaj, për sa i përket shpejtësisë së udhëtimit, mendoj se është diçka që duhet ta përmirësojmë.

Jam i zhgënjyer me rezultatin. Por ne duhet ta pranojmë. Ata luajtën shumë mirë në mbrojtje. Nuk është e lehtë të luash këtu. Ishte një ndeshje e vështirë.

Kam humbur shumë pikë. Ne donim të bënim më mirë. Jam i kënaqur me fillimin e vitit, e kam nisur mirë. Duhet të tregojmë se mund të vazhdojmë në të njëjtën linjë. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme në Champions League, me tre pikë do të jemi në turin tjetër. Por ne duhet të luajmë më mirë”, tha Flick për Marca. 

Pas barazimit me Getafen, Barcelona është e 3-ta në tabelë me 39 pikë, pesë larg nga lideri Atletico Madrid (44 pikë). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll