Sport

Tirana nuk ka të ndalur në dishezën e saj, trajneri Magani jep dorëheqjen!

Trajneri peqinase i Tiranës mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, duke mos e kapërdirë dot disfatën me katër gola.

19 Janar 2025, 00:29 Nga DOSJA
Tirana nuk ka të ndalur në dishezën e saj, trajneri Magani jep

TIRANE - Gugash Magani nuk ka pranuar të flasë pas humbjes turpëruese ndaj Egnatias. Trajneri peqinase i Tiranës mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, duke mos e kapërdirë dot disfatën me katër gola.

Në vend të tij për mediat ka folur zëvendëstrajneri i dytë, Endri Ohri:“Kemi një problem psikologjik. Pjesa e parë ishte aty aty, ishin të gjithë të përqëndruar. Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe përqendrimi. Ai goli i pësuar ishte i habitshëm. Duhet ta kalojmë këtë momentin, të përpiqemi të jemi më të fortë, nuk e meritojmë të jemi këtu. Loja është  90 minuta, duhet të bëjmë më mirë”.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll