Sport

VIDEO / Barça ngec në barazim përballë Getafes!

Në ndeshjen e La Ligas të zhvilluar në ‘Coliseum Alfonso Pérez’, Getafe dhe Barcelona barazuan 1-1, rezultat që zhgënjen tifozët katalanës.

19 Janar 2025, 00:27 Nga DOSJA
VIDEO / Barça ngec në barazim përballë Getafes!

SPANJE - Në ndeshjen e La Ligas të zhvilluar në ‘Coliseum Alfonso Pérez’, Getafe dhe Barcelona barazuan 1-1, rezultat që zhgënjen tifozët katalanës, të cilët nuk përfituan nga humbja e Atleticos, si dhe i japin mundësi Realit të shkëputet më tej në krye.

Barcelona kaloi në avantazh në minutën e 9-të me një gol të Jules Koundé, duke thyer një "mallkim" pesëvjeçar pa shënuar në këtë stadium.

Megjithatë, Getafe barazoi rezultatin në minutën e 27-të me një gol të Mauro Arambarri. Ky rezultat lë Barcelonën në vendin e tretë në renditje, ndërsa Getafe vazhdon të luftojë për t'u larguar nga zona e rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll