Sport

Ernest Muçi e nisi nga stoli, por sulmuesi kuqezi i Besiktasit, i impresionon të gjithë me paraqitjen e tij ndaj Samsunsporit…

Shikoni notën dhe statistikat fantastike të sulmuesit të Kombëtares që luan për Besiktasit

19 Janar 2025, 09:57 Nga DOSJA

Ernest Muçi e nisi nga stoli, por sulmuesi kuqezi i Besiktasit, i

TURQI - Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje spektakolare në duelin e mbrëmjes të së shtunës ndaj Samsunspor, që u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

Talenti shqiptar, u hodh në fushë në minutën e 60-të, në vendin e Joao Marios, teksa 30 minuta plus shtesën i mjaftuan, për të spikatur, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë te bardhezinjtë, sipas “SofaScore”. 

23-vjeçari krijoi 2 shanse të arta shënimi, ku për meritë të portierit kundërshtar nuk u finalizuan, si dhe regjistroi 5 pasime kyçe, 3 harkime të rrezikshme. Shqiptari gaboi vetëm 1 pasim nga 19 në total, ndërkohë që u vlerësua me notën 8.2 nga “Sofa Score”.

Ernest Muçi e nisi nga stoli, por sulmuesi kuqezi i Besiktasit, i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll