Sport

Liçensimi i Klubeve, mbyllet takimi me Tiranën, Partizanin dhe Dinamon!

Këto takime, të zhvilluara gjatë kësaj jave në ambientet e secilit klub, kishin për qëllim diskutimin mbi mënyrat e plotësimit të gjashtë kritereve kryesore të licencimit, të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

18 Janar 2025, 18:18 Nga DOSJA
Liçensimi i Klubeve, mbyllet takimi me Tiranën, Partizanin dhe

TIRANE - Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën e Futbollit ka përfunduar me sukses takimet dypalëshe me klubet e kryeqytetit: KF Tirana, FK Partizani dhe Dinamo City.

Këto takime, të zhvilluara gjatë kësaj jave në ambientet e secilit klub, kishin për qëllim diskutimin mbi mënyrat e plotësimit të gjashtë kritereve kryesore të licencimit, të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

Sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA, procesi i licencimit përfundon më 31 mars 2025. Brenda kësaj periudhe, klubet aplikante duhet të dorëzojnë në Departamentin e Licencimit dokumentacionin e nevojshëm për të përmbushur kriteret e mëposhtme: sportiv, përgjegjësia sociale dhe mbrojtja e mjedisit, infrastruktura, administrata dhe personeli, ligjor dhe financiar.

Në javët e ardhshme, do të organizohen takime të ngjashme edhe me klubet e tjera të “Abissnet Superiore” me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e këtij procesi dhe ofrimin e asistencës për plotësimin e dokumentacionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll