Sport

UEFA njoftoi çmontimin e një rrjeti “pirat” televiziv, me 22 milionë përdorues!

Operacioni regjistroi 112 kontrolle dhe sekuestrime pajisjesh… Arrestohen 11 persona.

18 Janar 2025, 12:00 Nga DOSJA

UEFA njoftoi çmontimin e një rrjeti “pirat” televiziv,

ZVICER - UEFA njoftoi këtë të premte çmontimin e një rrjeti platformash të paligjshme “pirate” transmetimi ndeshjesh televizive me më shumë se 22 milionë përdorues, në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga Bullgaria dhe që çoi në 11 arrestime.

"Operacioni regjistroi 112 kontrolle dhe sekuestrime pajisjesh, si dhe identifikimin e 102 të dyshuarve, me 11 arrestime të mëvonshme. U zbulua se rrjeti arriti në më shumë se 22 milionë përdorues në mbarë botën",- thotë organi që mbikëqyr futbollin evropian në një deklaratë.

Sipas UEFA-s, 'Operacioni Kratos' u krye në verë, në kuadër të Euro'2024, me organizatën që kontribuoi me "informacion në kohë dhe të detajuar mbi transmetimet ilegale" të garave që organizon, pasi ka një "program të gjerë të mbrojtjen e përmbajtjes”.

"UEFA mirëpret operacionin ndërkombëtar kundër piraterisë të udhëhequr nga Ministria e Brendshme e Republikës së Bullgarisë, me mbështetjen kryesore nga agjencitë ligjzbatuese të Republikës Italiane dhe Republikës së Kroacisë, si dhe Europol dhe Eurojust", përfundon “shteti” i futbollit europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll