Sport

VIDEO / Bayerni thyen Wolfsburgun dhe ruan kreun i qetë!

Me këtë fitore, Bayern ruan kryesimin në tabelën e Bundesligës dhe fokusohet në ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

18 Janar 2025, 18:10 Nga DOSJA
VIDEO / Bayerni thyen Wolfsburgun dhe ruan kreun i qetë!

GJERMANI - Bayerni i Mynihut arriti një fitore të ngushtë 3-2 kundër Wolfsburgut në një ndeshje të fortë të zhvilluar në “Allianz Arena”. Rezultati u zhbllokua në minutëqn e 20-të nga Leon Goretzka, që shfrytëzoi më së miri një pasim të dhënë nga Kimmich.

Mohamed Amoura i Wolfsburgut barazoi rezultatin në minutën e 24-t, por Michael Olise ktheu avantazhin e Bayernit me një gol spektakolar në minutën e 39-të.

Futbollisti i talentuar i bavarezëve asistoi Gortezka-n për golin e 3-1 në të 62-tën, ndërsa dy minuta pata përfundimit të kohës së rregullt, Amouras rihapi ndeshjen, por vendësit ditën ta menaxhonin lojën në minutat e fundit.

Leon Goretzka pati një paraqitje mbresëlënëse, ndërsa Harry Kane hasi në vështirësi në shfrytëzimin e rasteve. Gjatë ndeshjes, një emergjencë mjekësore në tribuna çoi në një moment heshtjeje në stadium. Me këtë fitore, Bayern ruan kryesimin në tabelën e Bundesligës dhe fokusohet në ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll