Sport

Videoja ‘tallëse’ e Haaland për mbrojtësit e Premier League: "Ju nuk më doni mua… Më falni, te City kam për të qëndruar"

Deklarata për shtyp e Manchester City nuk ishte e mjaftueshme për të njoftuar qëndrimin e tij. Në fakt, Haaland mori pjesë në një video të bukur, që synonte të gjithë mbrojtësit e sfiduar nga viti 2022 (viti i ardhjes së tij) e deri më sot në Premier League.

18 Janar 2025, 12:30 Nga DOSJA

Videoja ‘tallëse’ e Haaland për mbrojtësit e Premier

ANGLI - Njoftimi zyrtar i Manchester Cityt për Erling Haaland, i cili ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij deri në vitin 2034, është bërë virale. Dhe nuk ka rrugëdalje, gjiganti norvegjez nuk po lëviz nga Manchesteri, qytet në të cilin ndihet mirë dhe sapo ka krijuar familje, duke pasur parasysh lindjen e të parëlindurit.

Deklarata për shtyp e klubit të Manchester City nuk ishte e mjaftueshme për të njoftuar qëndrimin e tij. Në fakt,

Haaland mori pjesë në një video të bukur, që synonte të gjithë mbrojtësit e sfiduar nga viti 2022 (viti i ardhjes së tij) e deri më sot në Premier League. Një letër që në video e shkruan në dorën e tij dhe e plotëson me buzëqeshje ‘tallëse’ në disa pasazhe.

"Të dashur mbrojtës, kam reflektuar për këto vitet e fundit të kaluar së bashku. Si çdo marrëdhënie ka ulje-ngritje. Është e natyrshme. Po, ne patëm betejat tona, por ju më shtytë të jem versioni më i mirë i vetes. Nxehemi, të gjithë kemi nevojë të relaksohemi,” e përfunduar “Pra, gjithçka që kam për të thënë është… Më falni!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester City (@mancity)

Deklarata zyrtare e klubit...

“Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë të re dhjetëvjeçare me Manchester Cityn, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2034. Një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror, 24-vjeçari ka shijuar dy dhe gjysmë sezoni të jashtëzakonshëm që nga ardhja e tij në klub nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2022.

Në sezonin e tij të parë në Etihad, ndërkombëtari norvegjez rezultoi një nga katalizatorët kryesorë në marshimin e Cityt drejt histories teksa u fituan Premier League, FA Cup dhe ‘hat-trick’u i Champions League. Të gjithë në City janë të entuziazmuar me lajmet dhe i uron Erlingut çdo sukses për pjesën tjetër të kohës së tij këtu”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll