Sport

Achraf Hakimi, dy vite pasi u akuzua për përdhunim: "Është mënyra më e mirë për t'i sqaruar gjërat"...

Ai flet për herë të parë për atë që ka ndodhur

18 Janar 2025, 13:30 Nga DOSJA

Achraf Hakimi, dy vite pasi u akuzua për përdhunim:

FRANCE - Futbollisti i Paris Sant Germain, Achraf Hakimi, lindur dhe rritur në Spanjë, akuzohet për përdhunim në Francë të një vajze 24-vjeçare, e cila e çoi atë tek gruaja e tij në atë kohë, aktorja Hiba Abouk, duke i kërkuar divorcin.

Më 26 shkurt 2023, një vajzë 24-vjeçare u paraqit në komisariatin francez në Nogent-sur-Marne (Val-de-Marne), ku i tha policisë se ishte përdhunuar nga futbollisti, sipas gazeta franceze Le Parisien.

Në deklaratën e saj ajo tha se janë takuar në janar të atij viti përmes Instagramit. Përpara se të shkonte në komisariat, e reja shkoi në shtëpinë e Hakimit me një Uber të paguar prej tij. Në atë kohë ai ishte i dëmtuar, kështu që nuk mundi të merrte pjesë në ndeshjen Olympique Marseille-PSG, dhe gruaja dhe fëmijët e tij ishin me pushime në Dubai.

Achraf Hakimi, dy vite pasi u akuzua për përdhunim:

Deri më tani futbollisti nuk kishte bërë asnjë deklaratë në lidhje me procesin gjyqësor në të cilin është zhytur: "Do të jem i sinqertë për këtë. Është hera e parë që flas publikisht për këtë me dikë. Sepse që kur ndodhi dy vite më parë, nuk kam thënë asgjë për këtë, është në dorën e drejtësisë, është mënyra më e mirë për t'i sqaruar gjërat.

E vërteta është se kur jemi të suksesshëm dhe gjërat shkojnë mirë, ne bëhemi një objektiv i lehtë për disa njerëz. Dhe kjo më ka mësuar se nuk mund t'u besosh shumë njerëzve rreth teje. Kjo çështje është në duart e drejtësisë. Kjo ishte vetëm një mënyrë për të më shantazhuar", tha ai në një intervistë në kanalin e Anas Bukhash në YouTube.

"Kanë dashur të më shantazhojnë dhe për këtë arsye kemi bërë një ankesë dhe po shkon mirë. Sistemi i drejtësisë i ka trajtuar mjaft mirë gjërat. Pra, jemi në një proces që është në rrugën e duhur",- ka komentuar ai, ndërsa është shprehur se e ka të qartë se çështja "do të zgjidhet së shpejti. E gjithë e vërteta do të dalë në dritë dhe ne do të mund të flasim më shumë për të," tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll