Sport

Bylisi i pandalshëm, gjunjëzon Laçin në shtëpi!

Me këtë fitore skuadra e Dedes i largohet zonës së ftohtë ndërsa bardhezinjtë mbeten në vendin e 8-të.

18 Janar 2025, 18:00 Nga DOSJA
Bylisi i pandalshëm, gjunjëzon Laçin në shtëpi!

LAC - Vjen suksesi i dytë radhazi në kampionat për Bylisin. Ekipi ballshiot ka mposhtur 3-0 Laçin në transfertë duke fituar më shumë terren në renditjen e përgjithshmë të Superiores. Kjo është fitorja e dytë rresht pas asaj me Dinamon në javën e shkuar.

Dueli u zhbllokua në minutën e 25-të me Berkon, ndërsa në minutën e 61-të i njëjti autor realizoi golin e dytë personal. Golin e rezultatit përfundimtar e shënoi Peralta në minutën e 76-të.

Me këtë fitore skuadra e Dedes i largohet zonës së ftohtë ndërsa bardhezinjtë mbeten në vendin e 8-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll