Politike

"Rasti është furtunë në gotë"/ Arlind Qori i përgjigjet Ervin Hoxhës: Në vend të sqarosh publikun, sulmon Lëvizjen Bashkë

Qori ka ngritur disa pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. 

18 Janar 2025, 16:38 Nga I.A
"Rasti është furtunë në gotë"/ Arlind Qori i
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me sulmin që ky i fundit bëri për protestën që Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar. Qori thekson se Hoxha në vend që të sqarojë opinionin në lidhje me tëntativën e policit për të vrarë vetën, sulmon partinë e tij për protestën. Po ashtu Qori ka ngritur disa pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë. 

Postimi i Plotë:

Ministri i Brendshëm, njëfarë Ervin Hoxha, në vend që të sqarojë opinionin publik për ngjarjen në kufijtë e tragjikes që ka ndodhur me punonjësin e policisë Azbi Spahiu, ka zgjedhur të sulmojë Lëvizjen BASHKË si thirrëse të protestës së të hënës në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme.
Ende sot, tre ditë pas ngjarjes, Policia e Shtetit nuk u ka dhënë përgjigje (lere më të dokumentuar) pyetjeve që Lëvizja BASHKË ka ngritur publikisht që të mërkurën mbrëma:
1. A është Martin Mane shkaktar i aksidentit në rrugën Xhorxh Bush, i raportuar më herët nga policia si shtetasi 28-vjeçar M. M.?
2. Ka qenë polici A. S. pjesë e grupit që ka ndaluar shtetasin M. M. pas këtij aksidenti?
3. Ka nisur hetim disiplinor Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndaj policit A.S. në lidhje me këtë ndalim?
4. A ka dëshmi se polici A.S. është ndjerë në kërcënim apo presion për shkak të detyrës në lidhje me këtë ngjarje?
Gjithsesi, z. Hoxha, të cilit i ka pjellë mushka dhe është bërë ministër, na jep leje që të protestojmë sa të duam e kur të duam. Nuk e di i ngrati se të drejtën e protestës na e jep kushtetuta dhe ligji. Ne do të protestojmë që kjo ngjarje të zbardhet në çdo detaj dhe secili përgjegjës, pavarësisht se sa pushtet ekonomik, politik apo administrativ ka, të japë llogari përpara ligjit.

arlind qori ervin hoxha

Sondazh

Poll