Politike

"Bashkimi i energjive të diasporës dhe atyre brenda vendit mund ta transformojë realitetin!" Topalli njofton takimet e radhës në Itali

Topalli njofton se pas Pistoias, ajo do të vijojë me takime të tjera në qytete të ndryshme të Italisë, për të diskutuar për angazhimin e diasporës në proceset politike dhe zhvillimet e Shqipërisë.

18 Janar 2025, 13:09 Nga M.B
"Bashkimi i energjive të diasporës dhe atyre brenda vendit mund
Jozefina Topalli

ITALIA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka njoftuar për mbajtjen e disa takimeve me shqiptarët në Itali, duke nisur nga dita e diel në qytetin Pistoia, në rajonin e Toskanës. Topalli njofton se pas Pistoias, ajo do të vijojë me takime të tjera në qytete të ndryshme të Italisë, për të diskutuar për angazhimin e diasporës në proceset politike dhe zhvillimet e Shqipërisë.

Takimi tjetër do të zhvillohet më 22 janar në Padova, në restorantin “Enoteca ai Colli”, duke filluar nga ora 18:00. Në këtë takim, Topalli do të ndajë vizionin e saj për të ardhmen e Shqipërisë dhe do të ftojë shqiptarët e diasporës të kontribuojnë për ndryshime pozitive. Gjithashtu me anë të një postimi në rrjetet sociale, Topalli thotë se mundësia për tu regjistruar është e hapur deri më 4 mars. Ajo ka ftuar të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e këtij procesi.

POSTIMI I TOPALLIT:

Ndërtoni të ardhmen e Shqipërisë”: Bashkimi i energjive të diasporës dhe atyre brenda vendit mund ta transformojë realitetin aktual. Mundesia per t’u rregjistruar eshte deri me 4 Mars.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)

jozefina topalli

Sondazh

Poll