Politike

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Berisha shtoi se mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet.

18 Janar 2025, 12:50 Nga M.B
Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para gazetarëve se gara për primaret do të hapet shpejt. Berisha tha se PD ka një statu dhe ai është mbi të. Po ashtu Berisha shtoi se mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet. Ai tha se ka një përqendrim shumë të madh për votën e diasporës dhe, sipas tij, ata e kanë decentralizuar.  

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ka një statut PD që është mbi mua. Ai statut miratuar me unanimitet. Nuk jam unë statuti, unë jam njeriu që zbatoj statutin. Mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet. Siç e shihni ka një përqendrim shumë të madh për votën e diasporës dhe faktikisht ne e kemi decentralizuar. Pra janë shumë drejtues tonë, lokalë dhe qendror që ndodhen sa në Shqipëri dhe në vende të tjera në kontakt që të mund të realizojmë regjistrimin sa më të madh të votuesve tanë jashtë vendit. Shumë shpejt do të hapet dhe gara për deputetë dhe për gjithë procesin.

sali berisha

Sondazh

Poll