Politike

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i shtruar në spital në Athinë, vizitohet nga Kryebashkiaku i Himarë, Tavo: Lutemi për Fortlumturinë e Tij

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tavo, thotë se i uron shërim të shpejtë Fortlumturisë dhe rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar.

18 Janar 2025, 13:51 Nga M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos i shtruar në spital në Athinë,
Vangjel Tavo

GREQIA- Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka njoftuar sot se ka vizituar spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas, në Athinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tavo, thotë se i uron shërim të shpejtë Fortlumturisë dhe rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar. Ai shton se uron këtë rilthim duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoqë që Kryepeshkopi ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi.

Postimi i plotë i Tavos:

Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoqë që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi.

vangjel tavo

Sondazh

Poll