Politike

Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Reagon Meta nga qelia: Dënim për qytetarët dhe rrezik për pronat e tyre! Strategji e Rilindjes

Meta përmes një postimë në Facebook thotë se kjo është një strategji e “Rilindjes” për të larguar nga qytetarët shërbimet bazë.

18 Janar 2025, 13:42 Nga E. D
Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Reagon
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia e Kavajës është jo vetëm dënim për qytetarët, por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre. Meta përmes një postimë në Facebook thotë se kjo është një strategji e “Rilindjes” për të larguar nga qytetarët shërbimet bazë. Gjithashtu Meta shkruan se Partia e Lirisë, që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve.

Postimi i Plotë:

Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia shumë e rëndësishme e Kavajës është jo vetëm dënim për mosnënshtrimin e qytetarëve të saj në zgjedhjet e fundit vendore por një rrezik serioz dhe kërcënim i madh për pronat e tyre të çmuara dhe të lakmuara. Largimi nga qytetarët i shumë shërbimeve bazë është vijim i strategjisë së "Rilindjes" për të centralizuar bashkë me to edhe korrupsionin.  Heqja e drejtorive të rëndësishme të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ujësjellësave, sistemit elektro-energjitik, prokurorive e gjykatave është dështim i Reformës së Decentralizimit dhe sukses i Reformës së Patronazhimit, në dëm të qytetarëve dhe në funksion edhe të axhendës antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë. Partia e Lirisë, që në programin e saj ka kryeprioritet madhor ndalimin e shpopullimit, angazhohet që pas 11 Majit të rikthejë shërbimet jetike pranë qytetarëve.

Heqja e Drejtorisë së Kadastrës nga Bashkia Kavajë/ Reagon

 

ilir meta

Sondazh

Poll