Politike

KQZ ndryshon vendim për ambasadorin Bushati: I lejohet të shkojë në inagurimin e Trump

Pasi fillimisht vendosën se pjesëmarrja e Bushatit nuk duhet që të lejohej, pasi nuk u raportua në afatin e duhur, por dy ditë më vonesë, KQZ ka lejuar që Bushati të marr pjesë në inagurim.   

18 Janar 2025, 16:13 Nga I.A
KQZ ndryshon vendim për ambasadorin Bushati: I lejohet të shkojë
Ervin Bushati

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndryshuar vendim në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorit shqiptar në SHBA Ervin Bushatit në inagurimin e Presidentit Donald Trump më datë 20 janar. Pasi fillimisht vendosën se pjesëmarrja e Bushatit nuk duhet që të lejohej, pasi nuk u raportua në afatin e duhur, por dy ditë më vonesë, KQZ ka lejuar që Bushati të marr pjesë në inagurim.   

Reagimi i KQZ:

Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj. Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar.

Fillimisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndaloi ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati që të marrë pjesë të hënën në ceremoninë inauguruese të Presidentit Donald Trump. Ditën e djeshme u raportua se fjalimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington. Fjalimi, i presidentit dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së dhe jo jashtë ndërtesës.

Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese. Presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura ishte Ronald Reagan në 1985, kur moti i ftohtë rrënoi edhe Kapitolin e SHBA. Në një deklaratë të postuar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se ai nuk dëshiron të shohë njerëz të lënduar në asnjë mënyrë mes temperaturave të ngrira.

ervin bushati kqz

Sondazh

Poll