Aktualitet

Kishte dalë për peshkim në lumin Vjosa, humb kontaktet 63 vjeçari, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij

64-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë për peshkim me mikun e tij, 63 vjeç dhe më pas ka humbur kontaktet me të.

18 Janar 2025, 10:37 Nga E. D
Kishte dalë për peshkim në lumin Vjosa, humb kontaktet 63
fotot ilustruese

VJOSË- Një 63-vjeçar është zhdukur, pasi shkoi të peshkonte në lumin Vjosë së bashku me shokun e tij. Policia bën të ditur se kallëzimi është bërë nga shoku i tij, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. 64-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë për peshkim me mikun e tij, 63 vjeç dhe më pas ka humbur kontaktet me të.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.

 

policia

Sondazh

Poll