Aktualitet

Kishte fshehur kokainë në zilen e biçikletës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Në momentin që u ndalua për kontroll, ai nisi të shfaqte nervozizëm dhe të dridhej. Kjo rriti dyshimet te karabinierët se diçka të paligjshme mbante me vete. Në një xhep xhakete kishte 3 mbështjellës celofani me drogën.

17 Janar 2025, 19:46 Nga B.Z
Kishte fshehur kokainë në zilen e biçikletës, arrestohet i
Policia italiane

ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Parma të Italisë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Sipas medave vendase, i riu u arrestuar në zonën e ‘Via Dei Mille’, kur karabinierët panë që shqiptari po qarkullonte me biçikletë dhe papritur kur dalloi efektivët tentoi të kthehej pas, që t’i shpëtonte kontrollit.

Në momentin që u ndalua për kontroll, ai nisi të shfaqte nervozizëm dhe të dridhej. Kjo rriti dyshimet te karabinierët se diçka të paligjshme mbante me vete. Në një xhep xhakete kishte 3 mbështjellës celofani me drogën.

Policia ka vënë re gjithashtu se zilja e biçikletës nuk ka bërë asnjë zë kur është aktivizuar. Kishte diçka anormale në mekanizëm. Dhe në fund brenda saj kishte 6 mbështjellje të tjera kokaine. Gjithashtu edhe një shumë e konsuderueshme në euro, që u sekuestruan si prova. Në një proces të shpejtë dhe me gjykim të shkurtuar, 20-vjeçari u dënua me 1 vit burgim, që iu konvertua me kusht.

itali arrestim shqiptar kokaine

Sondazh

Poll