Aktualitet

Aksident te "Pazari i Ri" në Tiranë, motoristi i "Wolt" përplaset me makinën, niset me urgjencë drejt spitalit

Si pasojë ka mbetur i plagosur motoristi, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

17 Janar 2025, 17:36 Nga B.Z
 
Aksident te "Pazari i Ri" në Tiranë, motoristi i
Pamje nga aksidenti

TIRANË - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë në zonën e njohur si "Pazari i Ri". Një motorist i kompanisë "Wolt" është përplasur me një makinë në rrethana ende të paqarta. Si pasojë ka mbetur i plagosur motoristi, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme aksidenti ka shkaktuar trafik dhe qarkullimi i mjeteve është ndaluar përkohësisht. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident tirane

Sondazh

Poll