Aktualitet

FOTO/ 13-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas 6 ditësh në koma pas aksidentit në Itali, ja pamjet që tregojnë të rinjtë kur lëviznin me shpejtësi skëterrë

Lëndimet e marra në përplasjen që ndodhi në orën 5 të mëngjesit pak para hyrjes në Rrugën Shtetërore 36, drejt Lecco-s, ishin shumë të rënda dhe ajo nuk mundi t’i mbijetojë.

17 Janar 2025, 19:34 Nga M.B
FOTO/ 13-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas 6 ditësh
Viktima

ITALIA- 13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në spital. Sipas mediave italiane, 13-vjeçarja u aksidentua mbrëmjen e 10 janarit në zonën e Abbadia Lariana. Lëndimet e marra në përplasjen që ndodhi në orën 5 të mëngjesit pak para hyrjes në Rrugën Shtetërore 36, drejt Lecco-s, ishin shumë të rënda dhe ajo nuk mundi t’i mbijetojë.

Atë natë ajo ishte në një automjet tip BMW që drejtohej nga një shok 22-vjeçar. Në sediljen pranë të riut ishte një 19-vjeçar nga Malgrate dhe e ulur pas, 13-vjeçarja. Përgjatë rrugës për ka ndodhur një përplasje e cila më pas ka rezultuar fatale për vogëlushen. Karabinierët dhe policia rrugore po vijojnë hetimet e nisura pas aksidentit, por duket se makina ka qenë duke ecur me shpejtësi tejet të lartë, në një rrugë me shpejtësi 50 km në orë. Qarkullimi më një shpejtësi tejet normave të lejuara, është faktuar edhe nja një video e publikuar në rrjetet sociale.

FOTO/ 13-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas 6 ditësh

FOTO/ 13-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas 6 ditësh

aksidenti ne itali

Sondazh

Poll