Aktualitet

VIDEO/ Kapja e gomones me drogë në Spanjë, dalin pamjet, pas shqiptarëve në pranga edhe një spanjoll

Siç raportohet pas 7 shqiptarëve, i fundit i arrestuar është një spanjoll.

17 Janar 2025, 18:28 Nga E. D
VIDEO/ Kapja e gomones me drogë në Spanjë, dalin pamjet, pas
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ka shkuar në 8 numri i personave të arrestuar si pjesë e operacionit të fundit antidrogë që po kryhet në rajonin Salnés. Siç raportohet pas 7 shqiptarëve, i fundit i arrestuar është një spanjoll.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare Spanjolle gjatë operacionit të përbashkët që ata zhvilluan orët e fundit dhe që mundësoi çmontimin e një organizate kriminale që fuste drogën në Galicia përmes Salnés.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1100 kilogramë kokainë, e cila ruhej në bregdetin e Vilanovës kur u bë arrestimi i shtatë shqiptarëve Në kuadër të këtij të ashtuquajturi “Operacioni Barona”, agjentët sekuestruan edhe një pistoletë, automjete dhe pajisje komunikimi.

 

policia spanjolle

Sondazh

Poll