Aktualitet

11 doza kokainë të fshehura në të brendshme, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Kur policia ndaloi, i riu u tërhoq me shpejtësi dhe hapi dritaren e pasagjerit, ndoshta në përpjekje për të hequr qafe drogën. Gjatë kontrollit, djali ka shfaqur një gjendje të qartë agresioni, duke dhënë deklarata kontradiktore për praninë e tij në qytet dhe destinacionin e tij përfundimtar. Ai pretendoi se flinte brenda automjetit, por nga këqyrja e makinës nuk u konstatua prania e veshjeve apo e sendeve personale për të konfirmuar këtë version.

17 Janar 2025, 18:01 Nga B.Z
11 doza kokainë të fshehura në të brendshme, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi është kapur me doza kokaine. Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një mjet tip "Renault", në via D'Annunzio në Como, në momentin që është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Gjatë kontrollit atij i janë gjetur 6 gramë kokainë, të ndarë në 11 doza, të futura në një pako me çamçakëz, të fshehur në të brendshmet e tij.

Si u pikas nga Policia?

Makina, e gjetur e marrë me qira nga një kompani shqiptare me qendër në zonën e Milanos, është vënë re duke ecur vazhdimisht në rrugët e Como gjatë javës së fundit, detaj që ngjalli dyshimet e policisë.

Kur policia ndaloi, i riu u tërhoq me shpejtësi dhe hapi dritaren e pasagjerit, ndoshta në përpjekje për të hequr qafe drogën. Gjatë kontrollit, djali ka shfaqur një gjendje të qartë agresioni, duke dhënë deklarata kontradiktore për praninë e tij në qytet dhe destinacionin e tij përfundimtar. Ai pretendoi se flinte brenda automjetit, por nga këqyrja e makinës nuk u konstatua prania e veshjeve apo e sendeve personale për të konfirmuar këtë version.

Kërkimi dhe hetimi

Nga kontrolli i imtësishëm i makinës dhe personit është bërë i mundur gjetja e lëndës narkotike të fshehur në të brendshme. Kontrollet e mëvonshme përmes sistemit të vëzhgimit me video të policisë lokale konfirmuan se makina kishte lëvizur nëpër rrugët e Como disa herë në ditët e mëparshme, me sa duket për të shitur kokainën në zonë.

Njëzet vjeçari u arrestua për trafik droge dhe u shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Aktualisht ndodhet në burgun e Komos, në dispozicion të organeve të drejtësisë.

arrestim shqiptar itali

Sondazh

Poll