Aktualitet

"Këtë e quajnë operacion të suksesshëm?" RENEA dhe FNSH aksion në Pogradec, gazetari: Nuk justifikohet as karburanti që harxhuan policët, mos pati dekonspirim?

Sipas tij, nuk justifikohet as karburanti që kanë harxhuar policët dhe as dietat. Ai shton pyetjen nëse pati ndonjë dekonspirim.

17 Janar 2025, 16:38 Nga M.B
"Këtë e quajnë operacion të suksesshëm?"
Foto nga operacioni

POGRADECI- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur lidhur me operacionin e kryer nga forcat RENEA, FNSH dhe efektivë të tjerë në Pogradec. Vezaj ngre pikëpyetjen nëse operacioni ishte i suksesshëm pas kontrollit të 28 banesave, sekuestrimit të armëve të gjuetisë etj., por duke konkluduar me vetëm 6 të arrestuar. Sipas tij, nuk justifikohet as karburanti që kanë harxhuar policët dhe as dietat. Ai shton pyetjen nëse pati ndonjë dekonspirim.

"Po djalin e biznesmenit Mane, ç’bëhet me të? Apo rasti i tij u fut te dosjet “VIP” dhe u mbyll shpejt e shpejt? E polici i shkretë që përfundoi (dyshohet) viktimë në këtë histori, çfarë ndodhi?!?? Po vendimi për “investitorin strategjik” në Sazan? Heshtje totale. Dukshëm, të gjithëve u është mbyllur goja nga të dy krahët! 

E kush mërzitet për tokë shtetërore në Shqipëri!? Asnjë! Ah, dhe mos harrojmë çështjen e banesës sekrete të çiftit Veliaj. Po me atë kontrollin çfarë u bë? Asnjë e dhënë, asnjë deklaratë! Transparencë që të lë pa fjalë, apo jo? Hajde shtet, hajde", shkruan Vezaj.

POSTIMI:

Suksesë apo dështim?! Çfarë dileme!

Policia kryen plot 28 kontrolle banesash në Pogradec me forca të shumta RENEA, FNSH dhe efektivë të tjerë. Rezultati? 6 të arrestuar! Çfarë suksesi madhështor! Dhe këta persona, për çfarë u kapën? Armë gjuetie, ndonjë cigare hashashi, ose ndoshta sepse kishin guxuar të vendosnin ndonjë skedinë pa leje!

Këtë e quajnë “operacion të suksesshëm”? Nuk justifikohet as karburanti që kanë harxhuar policët, e lëre më dietat! Mos ndoshta pati ndonjë “dekonspirim”? Ah, ndjesë, fjala “dekonspirim” është shumë e huaj për këta.

Po djalin e biznesmenit Mane, ç’bëhet me të? Apo rasti i tij u fut te dosjet “VIP” dhe u mbyll shpejt e shpejt? E polici i shkretë që përfundoi (dyshohet) viktimë në këtë histori, çfarë ndodhi?!??

Po vendimi për “investitorin strategjik” në Sazan? Heshtje totale. Dukshëm, të gjithëve u është mbyllur goja nga të dy krahët! E kush mërzitet për tokë shtetërore në Shqipëri!? Asnjë!

Ah, dhe mos harrojmë çështjen e banesës sekrete të çiftit Veliaj. Po me atë kontrollin çfarë u bë? Asnjë e dhënë, asnjë deklaratë! Transparencë që të lë pa fjalë, apo jo? Hajde shtet, hajde!

operacioni ne pogradec

Sondazh

Poll