Aktualitet

Vdekja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu/ Lezha përkujton me nderime Heroin Kombëtar

Homazhe u mbajtën në vendvarrimin e heroit teksa nisën me gjamën e burrave, njëjtë siç bëri Lekë Dukagjini për të treguar pikëllimin e thellë të humbjes se madhe të shqiptarëve.

17 Janar 2025, 15:52 Nga M.B
Vdekja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu/ Lezha përkujton me nderime
Gjama e Burrave

LEZHA- Lezha nderoi në këtë 17 janar, 557 vjetorin e vdekjes se heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Homazhe u mbajtën në vendvarrimin e heroit teksa nisën me gjamën e burrave, njëjtë siç bëri Lekë Dukagjini për të treguar pikëllimin e thellë të humbjes se madhe të shqiptarëve.

Homazhet vijuan edhe ne pallatin e Kulturës ku u kënduar arie ne nder të heroit kombetar që dëshmojnë dhimbjen e përjetuar per kete humbje te madhe për shqiptarët. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava. Skënderbeu më pas u mor peng nga ushtria otomane pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.

Ai ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte ushtrinë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet. Gjergj Kastritoti udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

Me Kuvendin e Lezhës Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet shtetit shqiptar. Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.

Emri i Skënderbeut ka qenë burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, të harmonisë e të demokracisë. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

gjergj kastrioti

Sondazh

Poll