Politike

"Përfitojnë 20 mijë pacientë, rrit gamën e ekzaminimeve!" VanHorn dhe Koçiu prezantojnë skanerin e ri CT në Spitalin e Durrësit

Ky është një investim prej 450,000 dollarësh, i mundësuar nga Programi i Ndihmës Humanitare i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen të Komandës Europiane të SHBA.

17 Janar 2025, 18:22 Nga M.B
"Përfitojnë 20 mijë pacientë, rrit gamën e
Foto nga inaugurimi

DURRËS- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ishin të pranishme në ceremoninë e prezantimit të skanerit të ri CT (tomografi e kompjutuar).

Ky është një investim prej 450,000 dollarësh, i mundësuar nga Programi i Ndihmës Humanitare i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen të Komandës Europiane të SHBA. Koçiu theksoi se ky skaner modern do të shërbejë për rreth 20,000 pacientë çdo vit, duke sjellë një nivel më të lartë kujdesi dhe diagnostikimi për qytetarët.

“Kjo është një dëshmi e fortë e bashkëpunimit tonë me partnerët strategjikë dhe një shembull se si aleanca jonë me NATO-n shkon përtej mbrojtjes, duke kontribuar në një të ardhme më të sigurt dhe më të shëndetshme për të gjithë”, u shpreh Koçiu.

durres

Sondazh

Poll