Sport

ZYRTARE/ Norvegjezi Solskjaer, trajneri i ri i Muçit dhe Rashicës, te Besiktasi...

Ndërkombëtarët shqiptarë Ernes Muçi dhe Milot Rashica, që luajnë për Besiktasin e Stambollit, do të kenë ish-teknikun e “Djajve të kuq” si trajner

17 Janar 2025, 16:14 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Norvegjezi Solskjaer, trajneri i ri i Muçit dhe Rashicës,

TURQI - Ole Gunnar Solskjaer sapo është zyrtarizuar si trajneri i ri i Besiktas, klubi turk ku luajnë sulmuesit ndërkombëtarë Ernest Muçi me kuqezinjtë e Shqipërisë dhe Milot Rashica me dardanët e Kosovës. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026.

Klubi i Stambollit mbetet në vendin e 6-të në ligën turke, tashmë 20 pikë (50/30) prapa liderit Galatasaray. Kujtojmë që trajneri norvegjez kishte mbetur pa klub që kur u largua nga Man United në nëntor 2021.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll